Rama tall keq Metën: Të informoi fallxhorja për gjarprin?

Aktualitet

Nga Maliqi ku po zhvillon mitingun e radhës kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe ndaj presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30-qershorit.

Rama është shprehur se ironi se Meta është lajmëruar nga “fallxhorja” Monika Kryemadhi se do të ketë zgjedhje dhe ky i fundit kërkon shtyrjen e tyre.

“Duan bëjnë një situatë edhe jashtë që BE të mos hap negociatat me Shqipërinë. Ata 30 vjet kanë bërë çfarë kanë dashur dhe asnjëherë nuk kanë marrë ndëshkimin që meritojnë, zgjedhjet e 30 qershorit janë të domosdoshme.

Janë në kohën e duhur dhe populli ka të drejtën të zgjedhë. Ky është rasti për të vendosur përfundimisht një rregull elementar për ata që artin e kanë pasur politikën të mësojnë hiletë. Politikanët duhet të jenë shembull për të tjetër se asnjëherë nuk vihet në diskutim ligji dhe kushtetuta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Del ai dhe thotë se do të ketë gjakderdhje, luftë. Ka informacione nga filxhani fallxhores. Filxhani i fallxhores i paska thënë se të del një formë gjarpri këtu, kështu që do hajë një kokë njeriu dhe dil dhe i shpëto dhe del dhe thotë se shpëtoi një gjak-dredhje. Nuk ka asnjë arsye të ketë asnjë gjak-derdhje, s’ka arsye”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT