Cfarë do ndodhë me 30 qershor?! Lulzim Basha mesazh për qytetarët

Kliko per me shume info

Kryetari i PD Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale ka një mesazh për qytetarët. Ai shkruan se asgjë e keqe nuk do të ndodh në vend, por sipas tij kjo nuk do të thotë që Edi Rama do shpëtojë.

“Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet. Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse. Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendor të tij”, shkruan Basha.

Kliko per me shume info

“Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm! Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë”, thekson më tej kreu i opozitës, ndërsa fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 9 kombëtare të 21 qershorit.

loading...

2 COMMENTS

  1. nuk eshte se me ka pqyer rama ndonje here por per kete rradhe bravo i qofte qe nuk nryshon se cdo dy vjet vetem rremuja kemi pare ne shqiperi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here