AKU sekuestron mish, kripë dhe ëmbëlsira të skaduara, gjoba 9.6 milionë lekë

Aktualitet

Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ka shënuar rekord inspektimesh në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimorë. Brenda një jave janë realizuar 2,2012 kontrolle në të gjithë Shqipërinë. Burime nga AKU tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë bllokuar 11.77 ton mish dhe nënprodukte të tij.

Në të njëjtën kohë janë asgjësuar 256.6 ton produkte të ndryshme ushqimore si mish, kripë, ëmbëlsira dhe pijë alkoolike. Problematikat e shfaqura gjatë inspektimeve kanë qenë tregtimi i ushqime jashtë afatit të skadencës, mungesa e etiketimit, gjurmueshmërisë si dhe tregtimi i bulmetit në kushte jo të mira higjieno-sanitare. Por sa është vlera e gjobës për 2,2012 inspektime?

“Janë vendosur 192 masa administrative me paralajmërim, 52 masa administrative me gjoba, te cilat kane nje vlere prej 9,530,000 lekë si dhe 3 ndërprerje aktiviteti.

Sektorit më problematike është ai i produkteve me origjina shtazore si mishi, për këtë arsye AKU ka vendosur fokusin në këtë sektor, kjo për të bërë të mundur rritjen e cilësisë dhe sigurisë ushqimore”, tha Sefer Sefa, AKU Tiranë.

ME TE LEXUARAT