Pas protestës së opozitës në Korçë, Salianji reagon në rrjetin social

Kliko per me shume info

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së opozitës së bashkuar në Korçë.

Salianji shprehet se Rama pasi përdori policinë për të goditur qytetarët, tashmë pret administratën, në një vend ku gjysma e karrigeve janë bosh. Ish-deputeti Salianji thotë se për turp në Korçë policia përdori dhunë edhe ndaj grave e të rinjve.

Kliko per me shume info

Edhe teksa mbaroi takimin në Devoll për të shkuar më tej për fushatë në qytetin e Korçës, militantët e opozitës u mblodhën sërish në aksin Bilisht-Korçë në tentativë për të bllokuar kalimin e kryeministrit. Por forcat e policisë në vendin e ngjarjes bënë të mundur neutralizimin e turmës duke mos e lejuar të bllokojë rrugën.

Eskorta u qëllua me shishe uji, por në këto video të shpërndara nga Partia Demokratike, shihet teksa Ervin Salianji mundohet të mos lejojë që turma të shkojë në dhunë dhe përplasje me policinë.

Në këto tubime kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputetët Klevis Balliu i PD-së dhe Endrit Braimllari nga LSI-ja.

“Poshtërim i administratës në takimet e Ramës në Korçë! Pasi u detyrua të devijojë rrugën, pasi përdori policinë për të dhunuar dhe goditur qytetaret, tani poshtëron gratë dhe burrat e administratës qe ka ftuar ne koncert duke i kontrolluar me dedektor në takimin gjysëm bosh.

Dhunë dhe përplasje me gra e të rinj për të bërë takime me administratën”, deklaron Salianji.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here