Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kolonjë/ Rama tregon arsyen: Pse këto zgjedhje janë të çuditshme

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Kolonjë, ku ka prezantuar përpara qytetarëve kandidatin për Bashkinë, Erion Isai. Në fjalën e tij, nuk ka lënë pa komentuar edhe situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Në fjalën e tij, Rama tha se këto zgjedhje janë të çuditshme për vetë faktin sepse në garë nuk janë kundërshtarët kryesorë.

“Këto që kemi bërë nuk mjaftojmë, por duhen shumë më tepër. Mbase mjaftojnë për të provuar atë që pak nga pak gjithmonë e më shumë njerëz e kanë kuptuar, e kanë kuptuar edhe ata që nuk janë mbështetësit e PS, sepse ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë vend, sepse po se bëmë ne, askush tjetër nuk e bënë. Me sa shoh në horizont nuk do të këtë edhe pak kohë. Ata janë më keq, edhe se sa kanë qenë me keq. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim, sepse janë zgjedhje pa kundërshtarët tanë kryesorë. Çfarë borxhi iu ka populli. Ata synojnë të hyjnë brenda institucioneve për llogari të tyre. Shteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet. Shteti në demokraci nuk janë godina, por pushteti buron nga vota e popullit dhe për sa kohë nuk e ke votën, atëherë nuk ke se si mund ta kesh pushtetin. Ata janë manipulatorë të paskrupull. Duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë. Pse duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë? Sepse këto imazhe shpërndahen në Evropë, ata që nuk duan të hapen negociatat me Shqipërinë, thonë: Çfarë negociatash do të hapin, sepse këta nuk janë njerëz normal, nuk është shtet, sepse është ngritur dynjaja kundër qeverisë”-tha Rama.


Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet