4 hapa për të patur një fytyrë të butë si bebe

Kliko per me shume info

  1. Skrabi duhet bërë 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 2 herë në javë për lëkurat e thata, 1 herë në javë për lëkurat normale. Skrabi eliminon toksinat nga lëkura, qelizat e vdekura dhe papastertitë e sipërfaqshme, të cilat e bëjnë lëkurën të duket pa jetë, e vrazhdë dhe e plakur. Përvec kësaj, qelizat e vdekura bllokojnë poret duke mos e lënë atë të ajroset siç duhet, madje as të lahet siç duhet me sapun. Pra është një hap i domosdoshëm. Pasi është hequr shtresa me qeliza të vdekura, lëkura është më e gatshme të pastrohet dhe ushqehet në thellësi. Skrabe 100% natyrale me lajthie & bajame të grira, për cdo lloj lëkure gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore. Ai përmban bajame dhe lajthi të grira, sheqer të kuq, si edhe vaj të bajameve të ëmbla e lajthisë.
  2. Avulli i cili duhet bërë të paktën një herë në muaj, (avulli duhet bërë pas skrabit). Ky ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në pastrimin e pikave të zeza. Skrabi dhe avulli, ndihmojnë edhe në pakësimin e akneve apo puçrave. Shtoni vaj esencial të livandos dhe sherebelës që avulli të jetë më i efektshëm për pikat e zeza, ose vaj esencial rozmarine që avulli të jetë më çlodhës për lëkurat e stresuara.
    Kujdes! Avulli nuk duhet të zgjasi më shumë se 10 minuta.
  3. Maskë pastruese / ushqyese pas avullit.
    Maskë për pastrim të thellë të pikave te zeza, zbehje të njollave kafe dhe qukave, si edhe në ushqyerjen dhe hidratimin e lëkurës.
  4. Pas skrabit, avullit, maskës, rituali përfundohet me masazh fytyre. Për masazh duhet patjetër vaj Bajamesh të ëmbla, Lajthie ose Kokosi të cilat ndihmojnë në mbylljen e poreve, dhe në raste më problematike Kokosi vazhdon pastrimin e pikave të zeza duke i nxjerrë ato më në sipërfaqe, keshtu do ta keni më të lehtë pastrimin e tyre me një tampon pambuku.

Këshilla të tjera të specialistëve jane këto:

Kliko per me shume info
  1. Në momentin qe zgjidhni produktet per fytyren tuaj te shtrenjte, lexoni mire permbajtjen e tyre ne etikete. Nese etiketa permban dhjetera emra kimkatesh qe as nuk i njihni, beni mire te mos e blini.
  2. Ne momentin qe vendosni te blini, atehere duhet qe te gjitha produktet te jene te pakten te nje linje. Nuk eshte mire qe kremi i dites te jete linje tjeter, kremi i nates nga nje linje tjeter, pastruesi i makiazhit tjeter linje, e keshtu me radhe.
  3. Mos beni skrabe, avull e pastrime me teper se c’duhet sepse e demtojne lekuren.
  4. Permbajtjet agresive shmangini plotesisht.
  5. Masazhoni fytyren cdo nate para se te flini, kjo do te ndihmoje jo vetem per nje gjume te qete, por edhe per te mbajtur fytyren ne forme.
  6. Mos e prekni lekuren gjate dites me duar te papastra, duart mbajne shume mikrobe te cilat e ‘semurin’ lekuren e fytyres.
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here