Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Rama kafe me qytetarët: Basha punon për ne, Meta gaboi, Bujar Nishani burrë shteti

Gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative në Tiranë ne nje lokal te zones ku konsumoi nje kafe sot e mengjes, i shoqëruar nga kryebashkiaku Velioaj, deputeti Ulsi Manja, etj, kryetari i PS Edi Rama u shpreh se vendimi i Presidenti Meta nuk është lajthitje.

Sipas Rames, ajo cka ka bere Meta eshte një vendim i marrë pas një plani të caktuar, pasi siç thotë kryeministri shqetësimi i tyre është reforma në drejtësi.

“Gaboi shumë, gaboi. Është pjesë e planit. Nuk është lajthitje. Kur ne bëmë marrëveshje me Lul Bashën ne ishim duke shkruajtur aktin e marrëveshjes, dhe zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon dhe thoshte sillni letrën e konsensusit për të shtyrë zgjedhjet me një javë. Kemi firmosur bashkërisht dhe e kemi çuar në Presidencë.

Erdhi puna dhe të duket Bujar Nishani burrë shteti. Tek dekretet si i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë fjalim kundër por e firmosi. Nga pikëpamja institucionale ai nuk ka lëviz lëre se çfarë thoshte kur merrte telefonin.

Shqetësimi i tyre është tjetër që po ecën gjërat normalisht, po nuk pati konflikt hapen negociatat dhe fillon kapitulli 23-24”, tha Rama, duke sqaruar se kapitujt 23-24 në negociatat me BE kanë të bëjnë me drejtësinë.

Kryeministri ironizoi se me kete qendrim qe po mban, ne fakt Lulzim Basha po punon per tia bere punen me te lehte partise socialiste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet