Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndalimi i protestuesve, Basha: Plan diabolik i Ramës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një deklaratë për shtyp lidhur me arrestimet e fundit të protetsuesve në Librazhd. Basha tha ndër të tjera: “U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama.”

loading...

 “Mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të PD po mbahen paligjshmërisht në arrest, – vërejti kreu i opozitës. –  Qindra qytetarë të tjerë që kanë protetsuar kundër qeverisë ndaj aferave të tmerrshme nëpër Shqipëri janë rrahur dhe dhunuar. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo vendi demokratik. Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar.edi Rama ka vendosur në vend një sistem autokratik jashtë Kushtetutës. Pasi vuri nën kontroll të gjithë pushtetet ai po i përdor kundër çdo kundërshtatri të tij. raprezaljet kanë qëllim të vetëm të intimidojnë qytetarët për t’u tërhqur nga beteja. Ëhstë plani diabolik, është rrugë pa krye që po e çon ramën drejt greminës ku do të tërheqë Shqipërinë. Ai po ndihmohet nga vegla të paskrupullta: Sandër lleshi dhe Arta Marku.

U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet