Largohet nga detyra zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Kliko per me shume info

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të lërë postin e saj në fund të Qershorit, njoftoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai tha se zëdhënësja e tij do të kthehej në shtetin e saj në Arkansas, duke e lavdëruar atë si një një person me talent të “jashtëzakonshëm”. Presidenti amerikan tha se shpreson që ajo do të kandidojë për Guvernatore të Arkansasit.

Kliko per me shume info

“Ajo është një person shumë i veçantë, me talent të jashtëzakonshëm, e cila ka bërë një punë të pabesueshme”, shkroi Trump.

Sanders filloi punën si zëvendës-sekretare e shtypit përpara se të zëvendësonte Sean Spicer, më 2017 si sekretare e shtypit.

36-vjeçarja Sanders ka qenë një mbrojtëse e ashpër e Presidentit, duke thënë me se Perëndia “donte që Donald Trump të bëhej president”. Trump nuk e ka emëruar menjëherë pasardhësin/en e Sanders.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here