Kryebashkiakët nisën zbatimin e urdhërit të Metës, reagon Rama por bën gafë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të bashkive që drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës për ti dërguar shkresë KQZ-së  me të cilën i binden dekretit të Presidentit dhe se duhej të tërhiqte materialet zgjedhore nga KZAZ-të.

Rama iu adresohet kryebashkiakëve demokratë me fjalët me thirrjen që të mos bien sipas tij viktimë e Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës duke nxjerrë sipas tij pengesa për zgjedhjet.

“Kryebashkiakë demokratë! Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LN/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet”,shkruan Rama.

Sic shihet me siper, Rama ka ngaterruar mbiemrin e Lulzim Bashes, pasi me iniciale ka shkruar (LN) dhe jo (LB).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai vijon më tëj duke thënë se duhet ti referohen ligjit e jo hallit të drejtuesve të tyre duke theksuar se ata duhet të përgjigjen para kryebashkiakëve dhe jo këta përpara liderëve të tyre.

“Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre.Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama në Twitter.

ME TE LEXUARAT