Deputeti gjerman flet për dosjen 399: Përgjimet e Dakos s`janë normale

Kliko per me shume info

Manuel Sarrazin është raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman dhe në intervistën për ‘Deutsche ëelle’ është pyetur edhe për kontaktet e Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit, me persona me rekorde kriminale.

Ai thotë se nuk mund të quhet normal komunikimi me anëtarë të krimit të organizuar, gjithsesi, nuk jep një gjykim përfundimtar për rrethanat në të cilat bëhet politika vendore në Shqipëri

Kliko per me shume info

“Këtë unë nuk e kam dëgjuar. Por Durrësi është një qytet port, dhe ka një pozitë të veçantë. Edhe unë vij nga një qytet port. Si kryebashkiak i Hamburgut unë nuk do ta quaja normal komunikimin me anëtarë të krimit të organizuar. Por nuk mund të jap një gjykim përfundimtar për rrethanat në të cilat bëhet politika vendore në Shqipëri. Unë për vete nuk kam kontakte me krimin e organizuar dhe përpiqem që të mos kem kontakte aspak me persona, që janë vërtetuar se janë të lidhur me krimin”, shprehet Sarrazin.

Deputeti gjerman e konsideron të njëanshëm raportimin e ‘Bild’ mbi përgjimet e prokurorisë të dosjes ‘339’.

“Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin. Veç kësaj, unë mendoj se raporti në gazetën “Bild” nuk të jep përshtypjen se është marrë si duhet me verifikimin e të dhënave. Gjithashtu unë u çudita shumë se përse pikërisht në këtë moment kur do të merren vendimet në qeverinë federale dhe në parlamentin gjerman, gazeta “Bild” shkon e boton këtë raportim kaq të njëanshëm. Dhe kjo të lë përshtypjen se ka patur një funksion politik”, thotë ai.

Sarrazin mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave dhe katër grupe parlamentare në Bundestag janë pro për këtë çështje.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here