Dënohen në flagrancë 4 persona, mes tyre 2 doganierë

Aktualitet

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasi

A.K, 40 vjeç,

A.B, 54 vjeç,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E.M, 39 vjeç, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës) të tre banues në Korçë,

L.M, 32 vjeç, banues në Pogradec, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës).

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të shtetasve A.K., dhe A.B., iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale të kryera dyshohet se dy doganierët, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

ME TE LEXUARAT