Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vettingu/ Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit para KPK-së

Ka nisur seanca dëgjimore për drejtuesen e prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonain në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Enkelejda Millonain ka hedhur kandidaturën për SPAK. Sipas ILDKPKI, Millonai ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rreme.

Në raportin e Komisionit, thuhej Millonai ka deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehje apo deklarim të rreme.

Nga verifikimi i pasurisë rezulton se Drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit ka një apartament 94 m2 në Tiranë me vlerë 45 mijë euro. Burimi, të ardhura nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, shitja e një makine.

Nga llogaria e subjektit në 2015 ka kaluar shuma prej 1.3 mln lekë në llogarinë e shoqërisë ndërtuese.

Subjekti ka shpjeguar se ka pasur mundësi vetëm për pagesës 10 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta shlyejë përmes një kredie pas regjistrimit të pallatit. Komisioni nuk konstaton parregullsi. Gjithashtu në pronësi të saj janë edhe një automjet “Opel” blerë 2500 euro në 2015. Burimi, të ardhura nga paga, si edhe depozitë kursimi formuar në 2011. Në 21.01.2017 vlera 100 mijë lekë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet