Tensioni për zgjedhjet, Presidenti Ilir Meta sërish në konferencë shtypi në orën 17:00

Kliko per me shume info

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të dalë sërish sot në konferencë për shtyp. Presidenca njoftoi se konferenca do të mbahet në orën 17:00. Ora përkon me përfundimin e debatit që Kryeministri i vendit dhe grupi parlamentar i PS-së do të zhvillojnë sot në Kuvend, në kuadrin e një mocioni kundër dekretit të Presidentit për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe një rezolute që kërkojnë të votojnë për t’i bërë thirrje Ilir Metës “të reflektojë”.

Kjo është hera e tretë brenda javës që kreu i shtetit detyrohet të dalë në konferencë shtypi për të argumentuar arsyet që e shtynë në anulimin e zgjedhjeve vendore në 30 qershor dhe organizimin e tyre në një datë tjetër.

Kliko per me shume info

Dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve ka shkaktuar përplasjen e fortë të tij me kreun e qeverisë, Edi Ramën, i cili po këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor dhe po vazhdon fushatën elektorale edhe pse Meta e zhdekretoi mbajtjen e tyre.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here