Senatori italian thirrje Ramës: Silluni si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s

Politikë

Për krizën politike në vend referuar ngjarjeve të fundit ka reaguar edhe senatori i “Lega” Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, i cili është shprehur se po ndjek me shqetësim përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri.

Vescovi, i njohur ndryshe edhe si krahu i djathtë i zv/kryeministrit italian Mateo Salvini  ka kërkuar djalog midis palëve politike si mënyrën e vetme për zgjidhjen e krizës politike paqësisht dhe në mënyrë demokratike. Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet.

“Presim që Shqiperia të sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual.

Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmeri fenomenet e përkeqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standartet demokratike të cilat do të ishin të pamundura të garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike.”

ME TE LEXUARAT