Samiti G-20, Donald Trump planifikon takim me Vladimir Putin

Kliko per me shume info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet këtë muaj, në Japoni.

“Do të takoj Putinin në G20”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kliko per me shume info

Megjithatë, Kremlini tha se nuk ka marrë konfirmim nga Uashingtoni për takimin e mundshëm.

“Pala amerikane nuk e ka iniciuar mbajtjen e një takimi të veçantë”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Trump ka takuar Putinin për herë të fundit sy më sy në korrik të vitit 2018, në Helsinki.

Trump e ka bërë të qartë se po përpiqet për marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe me Putinin në mënyrë specifike.

Pas samitit në Helsinki, ai është përballur me kritika të ashpra nga ligjvënësit amerikanë – përfshirë edhe disa republikanë – të cilët kanë thënë se presidenti nuk e ka mbajtur përgjegjës Putinin për veprimet ruse, të tilla si ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

G20-ta do të mblidhet më 28 dhe 29 qershor në Osaka.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here