Maliqi: Të shpërndahet parlamenti, të marrin fund fletë-rrufetë

Aktualitet

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi ka bërë thirrje për shpërndarjen e Kuvendit, pasi sipas tij Rama po e kthen Shqipërinë në pikën zero.

Duke iu referuar mundësisë që vizat për shqiptarët mund të rikthehen dhe nga Franca apo Zvicra, Maliqi thotë se duhet të jetë populli që t’i heqë vizën njëherë e përgjithmonë Ramës.


”Sot ne Parlament do shohim filmin Perrallë nga e Kaluara ,Gjeneral i Ushtrisë së vdekur dhe Vdekja e Kalit nga televizioni me i ndjekur në Ballkan e Europ Ertv e kalorësit të Rilindjes krimit,korrupsionit dhe te instalimit te diktatures duke marre tepsin,timonin dhe gjithe pushtetet”, shkruan mes të tjerave Maliqi.

Postimi i Maliqit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama ose “Daci Bao” kinez

Me flet rrufen qe nxori sot Rama nuk dukej as me shume as me pak por si nje “daci bao” qe propagandon refuluzionin kulturor kinez. Keto fleterrufet kineze te tipit lejfeniste kane marr peng sot Kryeministrin rama dhe nuk e lejojne te jete i orientua nga e ardhmja por mban peng vendin. Ne paturpesin me te madhe Rama dje na tha genjen Presidenti Meta apo Junker.

Por ende pa mbaruar “logimi” i videos, lajmi tjeter mori dhene qe dhe Zvicera, Franca sikurs dhe Hollanda do vendosin vizat per Shqiptaret. Shqiptar, sot eshte koha qe ti heqim ne vizen Rames sepse ne marrezine e tij ai po e kthene shqiperine ne piken zero.

Ndaj une si politikan me eksperience dhe me devotshmeri i bej thirrje qe te shperndahet ky Parlament sa me pare duke e grisur nje here dhe pergjithemone fletrrufet e DaciBaos, Rama. Sot ne Parlament do shohim filmin Perrallë nga e Kaluara ,Gjeneral i Ushtrisë së vdekur dhe Vdekja e Kalit nga televizioni me i ndjekur në Ballkan e Europ Ertv e kalorësit të Rilindjes krimit,korrupsionit dhe te instalimit te diktatures duke marre tepsin,timonin dhe gjithe pushtetet.

ME TE LEXUARAT