Gazeta gjermane: Rama-BE ‘negociatat ose bashkim kombëtar’

Kliko per me shume info

Gazeta kryesore gjermane “Frankurter Allgemeine” sot në një artikull të korrespondentit Michael Martens, mbi çeljen e negociatave për Maqedoninë, argumenton se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin, ç’ka ka shkaktuar shqetësim në Shkup dhe në qeverinë “mike” te Zoran Zaevit.

“Edi Rama kërcënon pas kulisave që në rast se Maqedonia shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave, atëherë Rama do shtrojë çështjen e Shqipërisë së Madhe pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera përfshirë edhe ato të Maqedonisë.”

Kliko per me shume info

Gazeta si dhe më parë përsërit se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e niveleve të larta qeveritare, ndërsa pë Maqedoninë, e cila arriti marreveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapërcyeshme.

“Në rrethana të tjera, fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.”, shkruhet në artikullin gjerman.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here