Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shpërthen në ecje automjeti në Sauk, shpëton drejtuesi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të TEG-ut në Tiranë si pasojë e të cilit është përfshirë nga flakët një automjet.

loading...

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Ai ka shkaktuar shtëllunga tymi në zonë duke sjellë edhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet