Rama nis fushatën, qytetarët e Lushnjes e presin me protestë

Politikë

Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur pasditen e sotme me protestë në qytetin e Lushnjes .

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se sipantizantë të Partisë Demokratike nga Lushnja, Fieri, Rrogozina, Divjakë dhe qendra të tjera periferike po e presin kryeministrin Rama me pankartat “Rama Ik”.

Efektivët e policisë janë duke i ndaluar protestuesit për tu afruar në vendin ku do të zhvillohet takimi.

Mes protestuesve  është vën re dhe ish-deputeti Luan Baçi. Për Fax News Baçi është shprehur se kjo është një protestë kundër ardhjes së kryeministrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke ritheksuar dhe një herë se qytetarët nuk janë vetëm nga Lushnja por dhe nga qytete të tjerë.

Theksojmë se fushata elektorale është duke u zhvilluan në masa të rrepta policie.

ME TE LEXUARAT