Nard Ndoka ofendon presidentin e KE-së pas deklaratës për negociatat

Aktualitet

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Ky i fundit u shpreh se është në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në, ndërsa theksoi se zgjedhjet vendore të 30 qershorit duhet të mbahen, ose në rast të kundërt do të ndikojë në integrimin e vendit.

Mirëpo, lidhur me këtë qëndrim, ka reaguar kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ka shpërthyer në ofendime ndaj Junker.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ndoka e ka quajtur atë “pijanec” dhe një person me “tendenca për LGBTI”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rëndë ky Juncker; pijanec dhe tendencë për lgbti! Të keqen e Knutit! Ky i din zgjedhjet lokale në Prill, pupu, mirë që nuk e kemi në Shtator“, shkruan Ndoka.

ME TE LEXUARAT