Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ceremonia në Prishtinë, Bill Clinton nuk i zgjat dorën Ramës

Nje ngaterrese ka ndodhur diten e sotme ne ceremonine e 20 vjetorit te clirimit. Në përfundim të fjalimit me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ish presidenti i SHBA, Bill Clinton, zbriti podiumin nga ku po fliste dhe i dha dorën drejtuesve të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë që ishin të ftuar.

Por ajo që ra në sy ishte se Clinton nuk i dha dorën Edi Rames, i cili nuk hoqi as syzet e diellit në momentin kur u afrua ish presidenti dhe dhe Mathew Palmer i cili ishte prane Rames.

Në pamjet duket se ai i ka dhënë dorën Kadri Veselit, që ishte ngjitur me Ramën, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt, po jo kryeministrit shqiptar, i cili ishte edhe duke duartrokitur në ato momente.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet