Dy pushues të mbytur në plazh, rojet bregdetare s’duken gjëkundi

Kliko per me shume info

Kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare mungojnë në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare. Në të gjithë gjatësinë e vijes bredetare 4.5 km nga Ura e Dajlit nuk ka asnjë roje vrojtimi.

Nga sezoni i kaluar ka shpëtuar vetem një kullë, por biznesi privat që e ka detyrim të punësojë rojet bregdetare e ka lënë atë bosh. Dy persona kanë humbur jetën në plazh në harkun e dy ditëve.

Kliko per me shume info

Pushuesit thonë se ndjehen të rrezikuar për vetë e sidomos për fëmijët. “Siguria në plazh duhet të jetë në maksimum”, thonë pushuesit.

Por institucionet nga ana tjetër edhe pse e kanë detyrim të sigurojnë zbatimin e ligjit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, pavarësisht paralajmërimit të prefektit të Durrësit

Infrastruktura është një tjetër problem, për dushe e banjo publike nuk flitet./oranews

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here