Dënohen doganierët, kalonin në kufij materiale kondrabandë

Kliko per me shume info

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar tre persona në doganën e Morinës në Kukës për shkak se dyshohet se kanë bërë kontrabandë mallrash.

Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Kliko per me shume info

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kukës.

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit;

-G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

-B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë – Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore.

Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here