Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Armina nuk ra pre e këtij tundimi kur ishte 16 vjeçe

Një ndër gabimet fatale të vajzave të lindura në vitet ’90 ishte se i holluan vetullat aq shumë, saqë ende sot vuajnë fenomenin “vetulla pe”.

Sot kuptohet se janë në modë vetullat e plota e të dendura, së paku edhe për ca kohë pasi moda kështu e ka; sot je mirë e bukur me vetullat e tua dhe nesër mbetesh pa to fare.

Sidoqoftë, Armina Mevlani ka qenë nga ato vajza që pavarësisht se i është përshtatur trendit, nuk e ka tjetërsuar vetullën e saj duke ruajtur gjithmonë pamjen që ka sot.

loading...

Rekomandojme

Vetullat e trasha, të errëta, janë ndër tiparet më dalluese të fashionista-s.

Ajo publikoi sot në Instagram disa foto nga kur ishte 16 vjeçe, e veshur rock (sepse asokohe njerëzit më cool dëgjonin rock).

Vetulla është krejt e njejta.

Pak ditë më parë, blogerja ndau një tjetër foto të vjetër në Instagram, për të treguar se nuk ka asnjë ndëhyrje estetike.

“19 vs 27 pa ndërhyrje estetike apo asgjë të tillë”, shkruajti Armina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet