Thumbon Balla: Kam dëgjuar se Meta nuk dëgjon mirë

Politikë

Pas deklaratave të Metës për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, në një reagim të dytë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me ironi referuar presidentit është shprehur se:

Degjova nga Presidenti Meta qe ka qene i semure ne kete periudhe dhe nuk degjon mire!

I uroj ne emer te Grupit Parlamentar sherim te shpejte dhe meqe nuk degjon mire po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit:

Zoti President ju nuk keni asgje ne dore lidhur me daten e zgjedhjeve te dekretuar prej Jush. 
ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, ne respekt te plote te dekretit te nxjerre prej Jush ne respekt te detyrimit kushtetues qe keni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndersa çdekreti Juaj eshte nje lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithe vemendjen e Parlamentit, te cilen do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojme edhe Rezoluten perkatese lidhur me lajthitjen ne fjale.

Te shkuara edhe njehere Zoti President!”

ME TE LEXUARAT