Rama: Nuk kam kohë të flas për Metën

Politikë

Kryeministri Edi Rama pas takimit në Bruksel me presidentin e KE, Jean- Claude Juncker u shpreh se jo të gjithë janë të vendosur si Jucker për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ai kërkoi nga vendet e BE-së që ti jepnin Shqipërisë një dritë të gjelbër dhe të vlerësonin reformat që Shqipëria i kishte çuar përpara.

Kur u pyet për deklaratat e sotme të presidentit Meta, se pa një dekret të tij nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri, Rama refuzoi t’i përgjigjej. Ai tha se për presidentin e Shqipërisë do të fliste në një moment tjetër. “Nuk kam kohë për të folur për Presidentin e Shqipërisë. Do të kemi kohë për këtë”, tha Rama kur u pyet nga gazetarët shqiptarë në Bruksel.

“Zoti president jam mirënjohës për atë që kemi bërë sëbashku, me komisionin, me ju, në të mirë të reformave. Rekomandimi i KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë, është një pikëpamje pozitive për njohjen e rezultateve pozitive për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Jo të gjithë janë të vendosur kështu si jeni ju, apo pjesa më e madhe e Europës. Ka ardhur koha që BE të njohë meritat tona dhe të ndezi dritën e gjelbër për bisedimet, që nuk është fundi por një proces që do të kërkojë kohë dhe durim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne nuk i bëjmë këto se na e kërkoi Brukseli, por e bëjmë për të mirën e vendit dhe fëmijëve tanë, për atë se si duhet të jetë Shqipëria në brezat e ardhshëm,” u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT