Presidenti i KE-së: Zgjedhjet duhet të mbahen në 30 Qershor

Kliko per me shume info

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama në Bruksel, kreu i KE-së Juncker pas vlerësimit të reformave që janë ndërmarrë nga Shqipëria ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen. Po ashtu, ai ka shprehur mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian.

“90% e shqiptarëve e mbështesin reformën për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë për të jetuar në një shoqëri të ndershme ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm. Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv.

Kliko per me shume info

Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objektive, Shqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t’u kaluar. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson nuk kemi si i themi ‘JO’.

Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime. E kam siguruar kryeministrin se do të mbrojë cdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull. Rëndësia e unitetit politik, të gjitha aprtitë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit.

Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres. Njerëzit nuk mund të ndalohen. Këto zgjedhje duhet të mbahen nëse jo do të shtynin perspektivën Europiane të Shqipërisë. Kështu që jam i lumtur që të dëgjoj kryeministrin. Jam në favor për hapjen e negociatave në verë apo fillim të vjeshtës.“

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here