Nju Jorku propozon ligjin i cili gjobit cilindo që pret thonjtë e maceve

Soft

Kalon për here të parë në botë dhe në vendin e parë në botë, projektligji i cili dënon, heqjen e thonjve të kafshëve shtëpiake, në veçanti të maceve, procedurë kjo që kryhet në mënyrë që felinët të mos kruhen më e që të mos bëhen burim sëmundjesh për njerëzit.

Nëse guvernatori e nënshkruan atë, Nju Jorku do të bëhet shteti i parë që e miraton këtë ligj.

Procesi zakonisht përfshin heqjen e thoit të fundit në secilin gisht të maces. Aktivistët e kafshëve pretendojnë se ky është një proces i dhimbshëm dhe madje tërësisht i pa nevojshëm dhe kanë rekomanduar që kjo praktikë të kryhet vetëm kur rrezikohet shëndeti i kafshës, shkruan CNN.

Anëtarja e Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, Linda Rosenthal është sponsorja kryesore e kësaj nisme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse projektligji bëhet ligj, dënimi për heqjen e thoit të kafshës, do të jetë një gjobë deri në 1000$.

Projektligji bën përjashtime "qëllimet terapeutike”, të tilla si për trajtimin e një sëmundjeje.

Shoqëria Mjekësore e Veterinarisë e Shtetit të Nju Jorkut e kundërshton masën dhe thotë se ka disa situata në të cilat heqja e thoit është e nevojshme madje një domosdoshmëri.

ME TE LEXUARAT