Meta u tregon derën të huajve: Nëse doni votime shkoni në Korenë e Veriut!

Kliko per me shume info

A jeni i sigurt që keni shmangur përplasjen, sa kohë që KQZ po vijon procedurat për zgjedhjet?

Unë dua tiu siguroj qe ky akt është bazuar në një konsensus, jo si në rastet e dialogëve mes palëve, por është vendosur mbi konsensusin e palëve për të mos dialoguar. Kjo u shkaktua nga pretendimi i zotit Rama që thoshte se 30 Qershori nuk ndryshonte, dhe për shkak të zotit Basha që thoshte se nuk dialogonte me Edi Ramën kryeministër. Unë mendoj se duhet të lështonte zoti Rama pasi ai është kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

Kliko per me shume info

Unë nuk e di nëse kjo do ta zgjidh situatën, por di që kjo është një përpjekje kurajoze që Shqipëria të ecë përpara në rrugën intëgruese. Nëse do yë kishte ndodhur diccka në datën 8 do thonin se reagimi i presidentit do të ishte shumë i vonë. Vendi nuk ka më nevojë për viktima

Tentativa për të shkarkuar presidentit është një presion dhe një shantazh që i bëhet institucionit më të lartë të shtetit.

Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje dhe jo votime, votime kanë pasur 40 vite. Nëse ka ndonjë europian a amerikan që do të shohë votime le të shkojë në Korenë e Veriut, në Shqipëri pluralizmi është vendosur që në vitin 90. /faxweb

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here