Meta e pranon: Nuk është sekret që unë takohem me Berishën

Aktualitet

Meta doli një konferencë të jashtëzakonshme në orën 16:00 deklaroi se ishte i detyruar të shfuqizonte dekretin për datën e zgjedhjeve.


I pyetur rreth shkarkimit të tij, i kërkuar nga mazhoranca dhe a ka ndikuar opozita në vendimin e tij, Meta u shpreh:


“Po e nis me shkarkimin. Që rri unë ndonjëherë me Berishën, ky nuk është ndonjë sekret i madh.

Nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Unë jam vetëdeklaruar për ta lënë postim dhe i gatshëm që kjo të bëhet për zgjidhjen e krizës dhe çdo gjë do të funksionojë.
Nëse iu intereson presidenti, hajd të zgjidhim krizën, ikën presidenti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


A ka ndikuar Basha apo edhe Monika në vendimin tim, ndërkohë një politikan i vjetër që është edhe kryetar i një partie në opozitë thotë se kjo i vlen opozitës. Aq më mirë që të ketë kohë për zgjedhje".

ME TE LEXUARAT