Këshilli Kombëtar miraton ngritjen e Aleancës Qytetare në 61 bashki

Politikë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që zhvilloi punimet gjatë ditës së sotme, ka miratuar një dokument për Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të funksionojë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një "bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues".

Në pikën 2 të vendimit, thuhet se Aleanca Qytetare do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, "të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze".

Këshilli Kombëtar i demokratëve ngarkon Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, që brenda datës 15 qershor të formojnë Aleancat Qytetare në 61 bashkitë e vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak", thuhet gjithashtu në vendim.

ME TE LEXUARAT