Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Durrës/ 70 vjeçari humb jetën pasi futet në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Nisja e sezonit të plazhit në qytetin bregdetar ka sjellë edhe viktimën e parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka humbur jetën një shtetas i moshës 70 vjecar, pasi nuk është ndjerë mirë pasi ka hyrë në det.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak. Po punohet për identifikimin e kufomës.

NJOFTIMI I POLICISE:

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 11.06.2019,rreth orës 11:20, në lagjen nr.13,Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak. Po punohet për identifikimin e kufomës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet