Çështja e ‘Toyota Yaris’, Basha: I gatshëm të dëshmoj

Kliko per me shume info

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur gatishmerinë e plotë për të kontribuar në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha është shprehur i gatshëm të dëshmojë për të ndihmuar në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve të lartë të pushtetit.

Kliko per me shume info

Kujtojmë se katër persona u arrestuan si të implikuar në aferën e 3.4 milionë euro që u bllokuan në një makinë Toyota Yaris në portin e Durrësit në qershor vitit të kaluar. Edi Lika, Klevi Lika, Arben Ceka dhe Alban Mollaymeri akuzohen për pastrim parash, armëmbajtje pa leje, falsifikim të monedhave dhe grup të strukturuar kriminal.

Në kërkim janë dhe dy persona të tjerë, kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi. Ata mendohet se janë porositësit e makinës Toyota Yaris ku u gjetën paratë. Ngjarja ka trazuar edhe politikën shqiptare. Veçmas kreu i PD Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla, kanë shkëmbyer akuza reciproke për përfshirje në këtë aferë. Zoti Balla madje e ka çuar çështjen në gjykatë duke e akuzuar zotin Basha për shpifje.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here