Shpëtim Idrizi: Pse Rama nuk e shkarkon dot Metën si President

Politikë

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 se nisma e socialistëve për t’ju drejtuar Parlamentit me qëllim që të shkarkojnë Presidentin Meta është nul. Nisma bëhet nul sipas tij, në kushtet kur mungon Gjykata Kushtetuese, e cila vërteton atë që Kuvendi thotë.

“Rama tha se do mblidhte Parlamentin të shkarkonte Metën ndërkohë që neni 90 i Kushtetutës thotë se çdo vendim i Parlamentit duhet të shkojë në Kushtetuese, dhe kjo e fundit duhet ta vërtetojë atë që thotë Parlamenti. Edhe hapi drejt Parlamentit është nul. Në demokraci në momente krize, kapje pushtetesh ka vetëm një zgjidhje: Zgjedhje të parakohshme”,- u shpreh Idrizi.

Sipas tij, fakti që Presidenti nuk ka dekretuar një datë tjetër zgjedhjesh, tregon se po ju lë kohë palëve të dialogojnë. “Nuk mund të flasim ende për një datë të re zgjedhjesh, por besoj që koha e nevojshme është ajo kur një qeveri tranzitore të japë të gjitha garancitë që ne të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- tha ai.

Aleati i Bashës, tha ndër të tjera se rruga e dialogut dhe uljes në një tryezë është më e mira për zgjidhjen e krizës politike që ka kapluar vendin.“Thirrja ime është për arsye, dialog dhe tavolinë.Kjo është ajo që iu kemi borxh shqiptarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Rama sot nuk ka më alibi të thotë po shkoj i vetëm në zgjedhje se më detyron dekreti kushtetues. Duhet të vijmë drejt një zgjidhje politike. Ne s’mund t’ju kthejmë shqiptarëve përplasje civile”,- shtoi Idrizi.

ME TE LEXUARAT