Spiropali: PS fillon procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Kliko per me shume info

Partia Socialiste fillon procedurat e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Vendimi i mazhorances duket se eshte marre pas dekretit te kreut të Shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qeshorit.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Mërrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se të enjten Partia Socialiste do të zhvillojë një debat të gjerë në parlament rreth vendimit të Presidentit Ilir Meta për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor. Spiropali tha se do të vazhdojë procedura për të shkarkuar Metën.

Kliko per me shume info

“Patjetër që PS ka diskutuar për aktin brutal të Ilir Metës. PS ka vendosur që të enjten të zhvilLojë një debat të gjerë parlament sesi Ilir meta ka sulmua republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në gjithë botën të quajtur republike. Ilir meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion. Do nisë në seancën e së enjtes dhe është detyra jonë për të mbrojtur kushtetutën.

Sigurisht, do i takojë Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe ligji parashikon. Por kjo nuk na e heq të drejtën për të shkarkuar Ilir Metën. “-tha ajo.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here