Presidenti Meta nënshkruan Live anulimin e datës së zgjedhjeve 30 Qershor

Politikë

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të sqaruar se pse ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Duke cituar nenet e Kushtetutës, presidenti Meta ka zhdekretuar live dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

‘Si konkluzion i shqyrtimit të këtyre precedentëve, shtyrjet e zgjedhjeve janë bërë në kushtet e rrethanave të caktuara dhe kanë bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e një Presidentit.

Referuar rasteve të mëparshëm, shtyrja e zgjedhjeve është bërë edhe jashtë afatit zgjedhor. Ndërkohë, në rastin aktuale, Presidenti edhe pse është angazhuar për klimë dialogu, ka vërejtur thellim, mitingje dhe antimitingje dhe rritje të tensionit në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mazhoranca tenton kapjen totale të institucioneve, kurse opozita deligjimitetin e tyre.

Presidenti i shërben interesit të përgjithshëm dhe përparimit. Ndaj Presidenti ka ndërhyrë që kriza të marrë zgjidhje.

Së fundmi, zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor pa garë do të cenonte integrimin e vendit, do të minonte procesin e hapjes së negociatave dhe do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Një tjetër angazhim kryesor që Shqipëria ka është që të drejtojë OSBE-në dhe t’i paraprijë kësaj organizate me shembullin më të keq të cenimit të demokracisë dhe zgjedhjet farsë.

Një arsye kjo tjetër pse presidenti vendos të shtyjë datën e zgjedhjeve’, tha gjatë fjalës së tij presidenti Ilir Meta.

ME TE LEXUARAT