Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mbledhja e KQZ për Dekretin/ Ikën kryetari Zguri: Eshtë detyrues, nuk e diskutoj!

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, ka lënë mbledhjen e KQZ-së të thirrur nga dy përfaqësuesit e PS për të shqyrtuar dekretin e Presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Zguri e konsideroi këtë një nonsens juridki dhe të paprecedentë. Ai tha, duke treguar Kodin Zgjedhor, “ Refuzoj ta shqyrtoj këtë. A mundemi ne si komision ta zgjidhim këtë?!

Për mua është një lloj sfide që i bëhet dekretit të Presidentit. Unë nuk e gjej me vend se mund ta drejtoj këtë mbledhje të KQZ pa sens juridik. Kështu që të jem i qetë vetë në një paqartësi të madhe dhe jam i detyruar të çohem dhe t’ua le kolegëve të mi.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet