Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Interi me sytë nga Reali, interesohet për trajnerin

Skuadra e Interit ka hedhur sytë nga Reali për të marrë shërbimet, këtë herë jo të ndonjë lojtari, por për trajnerin fizik Antonio Pintus.

Pintus ka një raport gjithnjë e më të tensionuar me klubin, veçanërisht nën drejtimin e Julen Lopetegui. Situata është tensinuar edhe me Zidane, e largimi nga “Santiago Bernabeu” shihet si zgjidhja ideale.

Inter është aty dhe interesi është serioz, dhe aq më tepër, Pintus ka punuar edhe më parë me Antonio Conten.

Ai ishte pjesë e rëndësishme e viteve të lavdishme të Juventusit dhe Chelsea të Contes.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2020, por duket sikur ai do ta ndërpresë atë në fillim me pëlqimin e ndërsjellë që të mund të bashkohet me Interin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet