Dëshironte të shihte botën para se të verbohej por sot është e humbur

Kliko per me shume info

Pak kohë pasi vajza e tij Carla u zhduk në Peru, Carlos Valpeoz la pas jetën e tij të vjetër si një kontraktues në Teksas dhe hipi në një avion për ta gjetur atë.

Valpeoz, 71 vjeç, për gati gjashtë muaj ka udhëtuar në pothuajse një duzinë qytetesh të vogla në një rajon të largët të Andeve peruane të quajtur Lugina e Shenjtë, shkruan CNN.

Kliko per me shume info


Ai merr fletushka me fytyrën e vajzës së tij të stampuar në të dhe ecën nga shtëpia në shtëpi, duke intervistuar të gjithë ata që mund ta kenë parë.

Duke jetuar me kursimet e tij, para të marra nga djali i tij dhe disa donacione nga ‘GoFundMe’, ai është duke qëndruar në dhoma të vogla hoteliere dhe duke u përpjekur të shpenzojë sa më pak të jetë e mundur në ushqim.

Carla ishte në rrugën e saj për në një vend arkeologjik Inca pranë Cusco më 12 dhjetor, kur ajo u zhduk dhe jeta e familjes së saj u kthye me kokë poshtë.

Babai i saj nuk ka lënë thuajse asnjë vend pa kërkuar vajzën e tij, duke ngjitur male duke kërkuar në shpella, fushat vendase dhe njëkohësisht ka lidhur një marrëdhënie bashkëpunimi me policinë lokale për të kërkuar edhe në shtëpitë e drogës për vajzën e tij.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se nëse vuajnë një tragjedi sikur familja ime ka vuajtur, duhet të dinë të përgatiten për më të keqen, dhe duhet t’i marrin gjërat në duart e tyre”, tha Carlos Jr.

Në moshën 35 vjeçare, Carla është një grua e verbër e cila ka udhëtuar gjerësisht në shumë vende, pjesërisht për të treguar se ajo nuk mund të përkufizohej nga aftësia e kufizuar e saj dhe pjesërisht për të parë sa më shumë vende të botës para se ajo të humbte përfundimisht shikimin e saj.

Deri në dhjetor 2018, Carla kishte udhëtuar në rreth 20 vende vetëm. Ajo kishte studiuar arabisht në Egjipt, kishte punuar me fëmijët e braktisur në Jemen dhe udhëtoi në fshatra të largëta në Indonezi për të kërkuar për gratë indigjene. Familja e saj tha se ajo kishte ëndërruar gjithmonë për të vizituar Perunë, por ajo nuk kishte marrë shansin.

Kur shoqja e saj, Alicia Garcia Steele, i tha asaj se do të udhëtonte në Lima sepse ishte e ftuar nderi në një dasmë, Carla nuk ngurroi të udhëtonte së bashku me të.

Gjithashtu kjo vajzë e re planifikoi edhe një udëtim në Machu Pichu përsëri vetëm dhe prej atëherë familja nuk di gjë për të.

Për disa muaj, policia ndoqi teorinë se Carlas i kishte ndodhur diçka në park dhe se dikush kishte fshehur trupin e saj ose kafshët e egra e kishin zhdukur trupin e saj.

Ata fluturuan me dron mbi park, dërguan ekipet e shpëtimit, por nuk gjetën asgjë, thoshte koloneli i policisë së Perusë Carlos Manuel Valer Cruces, njeriu që drejtoi hetimin për zhdukjen e Carlës.

Në të kundërt familja e saj besojnë se Carla u sulmua seksualisht, u rrëmbye ose është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore apo organeve.

“Nuk kam dyshim në mendjen time se motra ime është viktimë e një krimi”, tha vëllai i saj.

Mijëra kilometra larg, Karlos Sërgjin zgjohet çdo mëngjes para se të lindë dielli i gatshëm për të vazhduar kërkimin për Carlan. Ai shprehet se nuk do të reshtë dhe se për të si prind është një domosdoshmëri të përqafojë vajzën e tij edhe një herë.

‘Duhet ta gjej vajzën time më çdo kusht në një mënyrë a një tjetër’.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here