“Propocione”, shpërndanin mall, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Aktualitet

Një italian dhe një shqiptar janë vënë nen hetim, ndersa dy te tjere jane vene në pranga gjatë një aksioni policor të koduar ‘Proporcioni’.

Policia e Tiranës thotë se ka sekuestruar 974 gramë kanabis sativa të ndara në proporcione gati për shpërndarje.


Në pranga janë vënë:

  • S. K., 34 vjeç banues në Tiranë
  • I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve S. K., dhe I. K., policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërsa shtetasit P. Z., dhe L. Z., kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

ME TE LEXUARAT