Makina e shqiptarit nga Kosova përplaset në rrugën e Kombit

Aktualitet

Nje aksident ka ndodhur pasditen e sotme ne rrugen e Kombit. Policia tha se më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip "Volvo", ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).

E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT