Trump jep njoftimin e rëndësishëm: Arrihet marrëveshja SHBA-Meksikë

Kliko per me shume info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se është arritur një marrëveshje me Meksikën mbi politikat e migracionit, duke shtuar se kësisoj dhe tarifat “janë pezulluar”.

“I lumtur  t’ju informoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje me Meksikën. Tarifat e SHBA-së, që ishin parashikuar të hynin në fuqi më 10 qershor ndaj Meksikës, janë pezulluar përfundimisht. Në anën tjetër, Meksika është pajtuar që të marrë masa të forta për të frenuar rrjedhjen e migracionit përmes Meksikës dhe kufirit tonë jugor. Kjo po bëhet për të reduktuar apo eliminuar emigracionin ilegal që vjen nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar në Twitter, presidenti Trump.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, përmes një postimi në Twitter, ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard tha se “nuk do të ketë aplikim të tarifave nga SHBA-ja”.

Më 30 maj, presidenti Trump njoftoi se do të vendosë tarifa prej 5 për qind ndaj importeve të Meksikës, derisa ky shtet të ndalë rrjedhën e migrantëve ilegalë, që kalojnë kufirin për në SHBA. Presidenti amerikan kishte shtuar se tarifat gradualisht do të rriteshin në 25 për qind “derisa problemi i migracionit të zgjidhej”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here