I veshur si civil, oficeri në Shkodër i bën presion gazetarit

Aktualitet

Duket se policia e Shkodrës e ka humbur toruan përpara protestës së tetë kombëtare të opozitës, ndërsa ka kërcënuar se do të burgosë një prej gazetarëve lokalë, Gjon Gjeka.

Incidenti është regjistruar pranë postbllokut të policisë në Kryebushat kur po niseshin drejt Tiranës protestuesit e opozitës nga Shkodra.

Oficeri i krimit ekonomik në Policinë e Shkodrës Shpëtim Dushku, i veshur civil dhe pa asnjë mjet identifikimi ka kërcënuar me burg dhe vendosjen e prangave gazetarit për të vetmen arsye se ai po filmonte kontrollet e bluve.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që regjistrohet ndaj gazetarëve ne Shkoder janë vënë në dijeni edhe drejtuesit e lartë të Policisë se Shtetit ku i është kërkuar që të distancohen nga ky sjellje e rëndë.

ME TE LEXUARAT