Ky është trajneri më i paguar në botë

Kliko per me shume info

Pagat dhe transferimet e lojtarëve janë “çmendur” në tregun e futbollit, por nga ky trend janë prekur edhe pagat dhe klauzolat e trajnerëve.

Diego Simeone i Atletico Madrid është trajneri më i paguar në botë. Argjentinasi arkëton plot 23 milionë euro nga kontrata e re me klubin spanjoll. Pas tij vjen Pep Guardiola, që merr nga Manchester City 5 milionë euro më pak se Simeone.

Kliko per me shume info

Vlaverde ndjek me 12.5 milionë euro tek Barcelona, ndërsa rikthimi i Zidane tek Real Madridit u kompletua për pagën 12 milionë euro në sezon.

Në vend të pestë është ngjitur Antonio Conte, që me firmën tek Inter do të marrë 11 milionë euro. Fabio Cannavaro është trajneri i vetëm jashtë Europë që merr 7.5 milionë euro, saktësisht në Kinë tek klubi i Guangzhou Evergrande.

Edhe pse i larguar nga Juventus, Massimiliano Allegri mbetet në fuqi me pagën 7.5 mln euro që do të marrë, nëse nuk gjen klub tjetër.

Ndërkohë Jurgen Klopp, kampione Europe por me pagë 7.5 milionë euro, plot 10.5 mln euro më pak se Guardiola, me të cilin konkurroi deri në javën e fundit të Premier League për titullin kampion. Gjithsesi pas triumfit në Champions League bordi i Liverpool do i ofrojë kontratë të re gjermanit me përmirësim të ndjeshëm të kushteve ekonomike.

Leonardo Jardim është trajneri më i paguar në Ligue 1 me 7.5 mln euro në sezon, madje duke ia kaluar edhe Thomas Tuchel të PSG-së.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here