Haradinaj flet pas takimit me Merkel: Gati të pezullojmë taksën ndaj Serbisë

Kliko per me shume info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten në Prishtinë pas kthimit nga Berlini, se Kosova është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të tarifave ndaj mallrave serbe, për një kohë të caktuar, por për këtë duhet të ketë qartësi të procesit të bisedimeve.

Kryeministri qëndroi për dy ditë në Gjermani ku pati takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë në Berlin, me të cilët pas dyerve të mbyllura, ka diskutuar zhvillimet në Kosovë, mundësitë e ripërtëritjes së bisedimeve me Serbinë dhe përgatitjet për takimin e Parisit me 1 korrik, të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kliko per me shume info

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e dështimit të këtij takimi, ai tha se për këtë askush nuk do të mund të fajësonte Kosovën.

Kosova dhe Serbia ka disa muaj që kanë ndërprerë dialogun pas vendosjes së tarifës 100% nga qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë.

loading...

1 COMMENT

  1. Po tani cfare i mbeti ketij megallomani… ketij Zagari Politik qe kritikoi Ramen se i tha pikerisht kete …te pezullonte perkohesisht taksen…. Keta politikanet shqiptare perfshi edhe Kosoves jane shume te ndyre….. Mjere ne me keta….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here