Arrestohen në flagrancë 6 policë të Peqinit

Kliko per me shume info

Gjashtë policë të burgut të Peqinit janë arrestuar në flagrancë.  

Arrestimi i tyre u bë dje, 6 qershor, nga shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kliko per me shume info

Arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.

Te arrestuarit 

– F.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– J.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– L.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– A.T (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– B.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– Y.P (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here