Habit Rama: I jam lutur Bashës si Romeo Zhuljetës

Aktualitet

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Belsh e ka pasur dhe një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai është shprehur ndër të tjera se I është lutur Bashës si Rome Zhulietës dhe këtë gjë e ka bërë me të vetmin qëllim për të ecur përpara vendi.

Sipas tij nuk mund kurrsesi të shtyhen zgjedhjet se kështu dëshiron opozita me zoti Vangjelin dhe qirje Nardin.

“Del Zoti Vangjeli dhe qirje Nardi e thonë që të shtyhen zgjedhjet. Kjo nuk shkon. Nuk mund të bëjmë ne çfarë duan ata. Ata duan tjetër kryeministër, duan të bëjnë si të duan ata. I bie njësoj sikur ne të ishim në opozitë dhe të kërkonim gjërat që duam ne. Luli do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru. E bëra këtë batutë sepse mu kujtua vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I jam lut vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Jo për të as për vete, por për t’i dhënë mundësi vendit që mos të kishte sherr dhe as shamata. Morën çfarë të duan. Morën edhe burgun se burgjet i donin, sepse nxirrnin njerëzit nga burgu me leje lindje, vetëm që të dilnin në fushatë. E bëmë për të mirën e Shqipërisë. Ata kanë sharë Shqipërinë për turp të tyre. Por sot nuk bëhet më kështu, sepse nuk mund të vazhdohet më të fitohet pa u zgjedhur.

Kreu i qeverisë theksoi se opozita e sotme ka qenë në pushtet për 30 vjet dhe e ka treguar se vetëm shkatërron, kurse shtoi se qeveria ndërton.

“Një gjë është e sigurt: Më të mirë se ne nuk ka. Vlerësimi nuk bëhet me llafe, as me gjatësi, por me fakte. 30 vjet mjaftojnë për të bërë krahasimin. Krahasoni çfarë kanë bërë ata e çfarë ne. Nuk kemi shkatërruar, nuk kemi shkatërruar vendin, nuk kemi ngritur armët e shtetit kundër atyre që protestojnë, asnjëherë nuk kemi ndalur së protestuari.

Këtu në Belsh. Në Librazhd, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, puna jonë flet më mirë se çdo fjalë. Kur kemi bërë fushatën në Elbasan, kemi qenë me Qazimin e vinte erë e tmerrshme plehrash që digjeshin në mes të qytetit. Qazimi më tha që do ia heq këtë kancer qytetit. E kemi kthyer Elbasanin në vend të përpunimit të mbetjeve.

Ata nuk janë fare sepse kanë frikë të përballen me popullin. Ata e dinë shumë mirë se nuk fitojnë dot zgjedhje dhe kapen pas çdo lloj alibish, të pakuptimta,  absurde, të dëmshme, për të shmangur atë që nuk e shmangin dot: zgjedhjet. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do të mbeten, si rrugët që i kanë lënë rrugëve. Në Elbasan përfunduam rrugën, kurse ata nuk është detyra jonë t’i kthejmë nga rruga. Kanë filluar që të rrahin njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht. Flasin këta për drogë e krim, ndërsa ai që rrahu babë e bir ishte trafikant droge.

Në rast se ata do i kishim detyruar që mos hyjnë në zgjedhje, kjo do të ishte antidemokratike. Ata kanë pranuar humbjen pa hyrë në zgjedhje. Ky nuk është problem i shtetit, as i qeverisë, por problem i opozitës. Ata e dinë se humbin zgjedhjet, sepse kanë një udhëheqje të korruptuar e kriminale. Ata kanë frikë nga drejtësia. Ata po bëjnë gjithçka që të kthejnë reformën në drejtësi. Ata i ka marrë me vete urrejtja, kanë humbur logjikën. Ne nuk shtyjmë dot zgjedhjet”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT