Gjykata e Strasburgut: Prokuroria nuk mund të ndalojë botimin e përgjimeve

Kliko per me shume info

Prokurorët e Krimeve të Rënda Dritan Prençi dhe Vladimir Mara nxorën dje një urdhër, me atë të të cilit ndalojnë të gjitha mediat të publikojnë çfarëdo materiali të Dosjes 339, duke përfshirë edhe përgjimet.

Urdhrin e dy prokurorëve e ka komentuar Ledi Bianku, ish-gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strazburg.

Kliko per me shume info

Në një koment, zoti Bianku i kujton prokurorisë shqiptare dy çështje të GJEDNJ-së, që vënë përballë lirinë e shprehjes dhe kufizimin e botimeve. Vendimet tregojnë se urdhri i djeshëm i prokurorëve bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Në cështjen ‘Sunday Times k. Mbretërisë se Bashkuar (1979)’ gjykata theksoi se, bazuar në lirinë e shprehjes, media ka për detyrë të botojë informacione që kanë interes publik.

Vendimi nënvizon rëndësinë e parimit të lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike, i cili duhet zbatohet edhe në fushën e administrimit të drejtësisë.

GJEDNJ pohon se jo vetëm që media ka për detyrë të komunikojë informacione dhe ide mbi problemet që shqyrtojnë gjykatat, por edhe se publiku ka të drejtë t’i marrë ato.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here