Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përleshja me armë në Krujë, arrestohet autori. Emri

Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas i cili ishte në kërkim për plagosje.

Uniformat blu kanë informuar se në pranga ka rënë shtetasi Kastriot Alushi 49 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Krujë

loading...

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 03.06.2019.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë,në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes së shtetasit A.P., kanë vënë në pranga shtetasin:

-Kastriot Alushi, 49 vjeç, banues në Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 03.06.2019, në lagjen “Sesere”, Krujë, plagosi me armë zjarri , për motive të dobëta shtetasin A.P. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë model 63.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet